Mbyllen votimet në Greqi, exit poll-et nxjerrin fitues bindshëm Mitsotakis

Nga A2 CNN
21 Maj 2023, 18:35 | Bota
Mbyllen votimet në Greqi, exit poll-et nxjerrin fitues bindshëm

Exit-poll-et flasin për një fitore të qartë dhe të gjerë të Demokracisë së Re ndaj SYRIZA-s, menjëherë pas mbylljes së qendrave të votimit në të gjithë Greqinë në orën 19 të së dielës.

Exit poll-i i përbashkët i miratuar nga të gjitha kompanitë e sondazheve dhe të gjitha stacionet televizive tregon se epërsia e ND ndaj SYRIZA- s mund të arrijë në 11 pikë përqindje në zgjedhje.

Sipas exit poll-it të përbashkët, Demokracia e Re pritet të marrë nga 36% deri në 40%. SYRIZA nga 25% në 29% që me të dhënat e kësaj ore duket të jetë përqindja maksimale për partinë e Alexis Tsipras .

PASOK/Lëvizja për Ndryshim del si forcë e tretë me përqindje nga 9.5% në 12.5%. KKE pritet të mbledhë nga 6% në 8%. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/21/greqia-voton-mitsotakis-apo-tsipras-si-do-te-jete-e-ardhmja/

A2 CNN Livestream

Latest Videos