
E njohur për aktivitetin e saj sizmik, Kreta është goditur nga një tërmet në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Sipas Qendrës Europiane të Tërmeteve, lëkundja me magnitudë 4.2 Rihter u regjistrua 6 km në juglindje të Tympaki Heraklion, në një thellësi fokale 16 km.
Nga tërmeti nuk raportohen dëme apo të lënduar, teksa shumë banorë kanë dalë jashtë për shkak se lëkundjet zgjatën për disa sekonda. (A2 Televizion)