Mbyllet Festivali i Venecias, triumfon filmi francez me aktoren shqiptare

Nga A2 CNN
11 Shtator 2021, 22:30 | Showbiz

Mbyllet Festivali në Venecia, por maja e kinematografisë italiane këtë vit vendosi t’i japë çmimin më të madh, Luanin e Artë, filmit francez “L’évenement” të regjisores franko-libaneze Audrey Diwan, mbi temën dramatike të abortit të paligjshëm, ku interpreton aktorja shqiptare nga Kosova, Luana Bajrami.

Çmimi special i Jurisë shkoi ndërkohë për filmin autobiografik “E stata la mano di Dio” i regjisorit italian Paolo Sorrentino, që si gjithmonë kishte në film aktorin e njohur Tony Servillo, protagonist i sukseseve të Sorrentinos  si “Il Divo” dhe “La grande bellezza”.

Aktori më i mirë u shpall John Arcilla me filmin “On the job” mbi korrupsionin e politikanëve dhe kompromiset e mediave.

https://a2news.com/2021/09/02/shkelqimi-i-yjeve-hollivudi-zbarkon-ne-venecia-2/

Aktore më e mirë u shpall “mbretëresha” Penelope Cruz, protagoniste e dy filmave në festival, por që triumfoi me filmin e mikut të saj Pedro Almodovar,  “Madres parallelas” në rolin e një mamaje single. “Fitorja është e Pedros, 100%”, deklaroi aktorja spanjolle. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/11/me-fustan-balloje-ne-gondola-jennifer-lopez-mahnit-ne-venecia/

A2 CNN Livestream

Latest Videos