Ben dhe Jennifer, puthje e përkëdhelje në Venecia

Nga A2 CNN
10 Shtator 2021, 11:43 | Showbiz

Mbërritja e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck në Venecia, për një fundjavë romantike, duket se nuk i ka shpëtuar, as syrit të paparacëve dhe as të publikut.

Fill pasi mbërritën në aeroport, cifti më i përfolur i showbizit, morën një taksi për t'iu drejtuar hotelit, ku do të pushojnë përgjatë fundjavës, ndjekur pas nga varka me fotoreporterë.

Affleck është në qytetin Italian për të marrë pjesë në premierën e filmit “The Last Duel” në Festivalin e Filmit në Venecia, atje ku luan përkrah aktorit Matt Damon.

Prej muajsh, çifti që njihet edhe si Bennifer, janë kthyer në qendrën e vëmëndjes, pas ribashkimit pas thuajse 20 vitesh. Edhe në Venecia, Ben dhe Jenn janë parë të afërt, duke mos i mohuar njëri-tjetrit, edhe pse të rrethuar nga aparatet, puthjet e përkëdheljet, duke forcuar edhe më shumë bindjet për një lidhje serioze, si ajo e vitit 2000, ku aktorja mori një unazë diamanti pink 6.1 karat.

Jennifer do të shoqërojë sonte në mbrëmje aktorin Affleck mbi tapetin e kuq. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos