Mbyllet kuadri ligjor për bazën e Kuçovës, Peleshi: Në janar vëmë "gurin e parë"

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 10:08 | Aktualitet
Mbyllet kuadri ligjor për bazën e Kuçovës, Peleshi:

Ndizet “drita jeshile” për rikonstruksionin, sipas parametrave të NATO-s të bazës ajrore të Kuçovës. Lajmin e dha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, pas mbledhjes së sotme të Qeverisë.

Sipas tij, “ky është projekti madhor i infrastrukturës të Forcave të Armatosura. Me vendimin e sotëm mbyllet kuadri ligjor që i hap rrugën fillimit të punimeve”.

Peleshi dha edhe një datë për fillimin e punimeve, “në ditët e para të janarit do të vëmë gurin e parë”.

https://a2news.com/2020/01/29/stoltenberg-pret-kryeministrin-rama-baza-e-kucoves-qender-per-operacione-te-ndryshme/

Ministri deklaroi se ky është lajm i mirë për të gjithë. ”Një lajm i mirë edhe për familjet që shpronësohen, diçka që do të ndodhë me çmimin e tregut dhe pa vonesë. Është lajm i mirë edhe për banorët përreth, sepse është zhvillim mbi 50 milionë euro që do të thotë punësim dhe zhvillim. Më tej, është lajm i shkëlqyer për sigurinë kombëtare, por edhe për rajonin, sepse do të jetë një bazë taktike e NATO-s, pra një siguri më shumë për sot dhe nesër”.

https://a2news.com/2019/01/24/nato-investon-51-milione-euro-ne-bazen-e-kucoves/

NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë të përshtatshme për të kryer misionet ushtarake, dhe do të shndërrohet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/12/09/balluku-nuk-do-te-kete-rritje-te-cmimit-te-energjise-per-konsumatoret-familjare-dhe-biznesin-e-vogel/

A2 CNN Livestream

Latest Videos