
Mbyllja tre ditë e shkollave në vend për shkak të temperaturave të ulëta, u diskutua në studion e Absolut 4 me analistët Afrim Krasniqi, Ermal Hasimja, Ilir Kalemaj dhe Elvin Gjevori.
Sipas pedagogut Ermal Hasimja vendimi për mbylljen e shkollave duhej marrë në mënyrë të diferencuar dhe jo për të gjitha shkollat në vend.
“Nuk është normale që të mbyllen në temperatura të tilla, mbyllen se ka probleme me ngrohjen dhe për të penguar Covid. Nga kjo pikëpamje duhej marrë. Por nuk mund të trajtohen të gjitha shkollat njëlloj. Unë mendoj që duhen ndarë, nuk ka arsye të trajtohen njësoj. Shkollat shqiptare kanë jashtëzakonisht probleme, ka mbi 2 vjet që nuk po bëhet mësim; ishte tërmeti, pandemia. Kjo logjika e diferencimit duhet përdorur se nuk mund t’i fusësh të gjithë në një thes”.
Për analistin Afrim Krasniqi, qeveria nuk ka bërë asgjë për arsimin dhe nuk pranon dështimin, por sa herë që ka probleme i bie shkurt si në rastin e fundit. Ai thekson se sistemi arsimor shqiptar duhet te decentralizohet dhe jo të jetë piramidë.
“Sa herë qeveria ka pamundësi për të përmbushur kushte i ka rënë shkurt. Në rastin konkret po na thotë s’kemi bërë asgjë për arsimin, na thuhet që e shtuna do të zëvendësohet dhe ne si prind na prish sistemin. Më bën përshtypje që përse titullari të japë urdhër që të mbyllen shkollat në Shqipëri kur në gjithë botën e bëjnë autoritetet lokale. Ata duhet të thonë që s’kemi realizuar kushtet të gjithë paguajmë taksa. Ata nuk pranojnë që kanë dështuar dhe faktet tregojnë se më të mirët po largohen nga Shqipëria. Është i vetmi sektor që i ka në 8:00 të mëngjesit të gjitha institucionet e hapura dhe sistemi ka dobësi pa fund. Zgjidhja ka qenë gabuar; në vend që ta decentralizojnë e kanë bërë piramidë, se mjekët dhe mësuesit janë kategoria që votojnë më shumë”.
Për analistin Elvin Gjevori, sisitemi arsimor shqiptar nuk ëhstë fleksibël dhe kur ndodhet para vështirësive merr vendime në bllok. Sipas tij mbyllja tre ditë e shkollave dëmton nxënësit.
“Unë mirkëuptoj vështirësitë e institucioneve shtetërore. Sistemi është vështirësisht fleksibël dhe gjendet përballë vendimeve në bllok. Këto dy ditë shkollë do të jenë ripërmbledhje e nxënësve. Në sistem është një javë e humbur dhe kostoja bie mbi nxënësit”.
Më problematike për analistin Ilir Kalemaj është ndryshimi i filozofisë së arsimit sa herë që ndryshojnë ministrat. Sipas tij testet përshtaten me kurikulat e vendeve të tjera kur strkutra jonë është e ndryshme.
“Më problematike është që ndryshon jo vetëm ministri, por edhe filozofia e arsimit, ne shohim teste e Pizës. Gjermania ka sistemi dual, por ne kemi një strukturë ekonomie ndryshe”. (A2 Televizion)