Italia turpërohet sërish nga Norvegjia, pëson 4 gola në "San SIro"

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2025, 08:43 | Futboll

Italia turpërohet sërish nga Norvegjia, pëson 4 gola në

Pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë, Italia u turpërua edhe në shtëpi nga Norvegjia e Erling Haaland, duke u mposhtur 4-1 në "San Siro".

Kështu, norvegjezët mbyllin grupin me pikë të plota, me 37 gola të shënuar dhe vetëm 5 të pësuar. Një sukses historik ky drejt Botërorit 2026, pas plot 28 vite pritje, shkruan A2.

Ndërkohë, Italia do të luajë për herë të tretë radhazi "playoff"-in për t'u kualifikuar në Botëror, me dy precedentët e kaluar që kanë qenë të hidhura për fqinjët tanë.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos