Mbyllja e fushatës, Salaj: Nuk pati plane fushate. Politika jonë është zhgënjyese

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 21:47 | Politikë
Mbyllja e fushatës, Salaj: Nuk pati plane fushate. Politika jonë

Një betejë personalitetesh dhe ka konsideruar gazetari i A2 CNN Blendi Salaj fushatën zgjedhore në vendin tonë. I ftuar në "Absolut 4", ai tha se politika ka treguar që është në rrafsh zhgënjyes dhe pa plane fushate.

“Unë e pres që të ketë personalizim. Kjo është betejë personalitetesh. Në fund fare do vendosësh për atë që të pëlqen më shumë. Unë nuk pres plane fushata, kjo është një gjë e vjetër. Nuk pati plane fushate. Çfarë ishte për të thënë u tha. Kemi disa premtime të atyre, por politika jonë ka treguar që është në rrafsh zhgënjyes”.

Dhe në këtë kontekst, Salaj citon deklaratën e një dite më parë të ambasadores Yuri Kim e cila bëri thirrje për ndarje të së shkuarës. Sipas tij ngjarja e Elbasanit tregoi që pavarësisht që thuhet në terren organziohen si turmë banditësh.

 “Edhe dalja e Kim dje që tha; ndarja e së shkuarës nga e ardhmja. Ti mund të bësh mitingje të bukura, por në fund fare ke realitetin e ngjarjes në Elbasan dhe atyre që veprojnë me lekët e krimit dhe pavarësisht asaj që thuhet në TV, në realitet organizohet si turmë banditësh. Një gjë është retorika dhe parë atë që ndodhi në Elbasan, unë nuk pres të habitem nga asgjë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos