Mbyllja e lokaleve të natës në bregdet dhe ndalimi i muzikës pas orës 20:00 ka sjellë diskutime edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti Halit Valteri tha se vendimi penalizoi 60 mijë punonjës dhe po zbatohet në mënyrë selektive. Por kryeparlamentari Ruçi tha se vendimi ka ardhur si pasojë e numrit të rasteve me Covid-19 në Shqipëri. (A2 Televizion)
Mbyllja e lokaleve të natës shkakton debate në Kuvend
