Furnizimi me energji elektrike në Shkodër, rrjeti shpërndarës në zonat rurale i vjetër

Nga Senad Nikshiqi dhe Gazment Janku
17 Nëntor 2026, 12:52 | Aktualitet

Furnizimi me energji elektrike në Shkodër, rrjeti

Dimri dhe kushtet e rënduara atmosferike në zonat rurale të qarkut të Shkodrës shoqërohen shpesh herë edhe me shkëputje të energjisë elektrike. Sipas drejtuesve lokalë të OSHEE ndërprerjet janë kryesisht për shkak të linjave të vjetra të transmetimit, të cilat pritet të zëvendësohen deri në dimrin e ardhshëm. 

Zonat rurale të qarkut të Shkodrës veçanërisht gjatë periudhës së dimrit kanë problem të shumta me ndërprerjen e energjisë elektrike kryesisht për shkak të amortizimit të rrjetit shpërndarës. Madje nga këto defekte nuk kanë munguar as aksidentet fatale ku elektricistë kanë humbur jetën në tentativa për të riparuar linjat.

Por si është situata aktuale në këtë qark, dhe cilat janë zonat më problematike sa i takon rrjetit shpërndarës të energjisë elektrike.

Për këtë arsye në gjithë këto zona kanë nisur dhe në të tjera pritet të nisin investime që synojnë përmirësimin e linjave të transmetimit.

Sipas drejtorit teknik të operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike dega Shkodër, dimri i ardhshëm pritet ti gjejë këto zona në një situatë shumë herë më të mirë se ajo aktualja sa i takon gjendjes së rrjetit të shpërndarjes së energjisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos