Ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit publikoi edhe fjalimin e trajnerit Rolando Maran menjëherë pas fitores me Bjellorusinë në Budapest.
Me fjalë motivuese dhe me fokus tani te ndeshjet e marsit, kualifikueset për në Euro 2028, italiani inkurajoji djemtë e skuadrës dhe i falenderoi për atë çfarë dhanë në fushë.
Trajneri kuqezi grumbulloi 15 pikë në 6 ndeshjet e grupit 1 të Ligës C, duke bërë fushatën më të mirë të Shqipërisë në Nations League, shkruan A2. Në total, shënuam 12 gola dhe pësuam 3.
"Ata që e duan këtë fanellë mund të jenë vetëm krenarë për ju. E nisëm këtë aventurë bashkë shkëlqyeshëm, ashtu si duhet të shkonte. E meritonim të ishim këtu dhe t’i jepnim gëzim tifozëve tanë. Bravo, ju lumtë të gjithëve”, tha Maran në mesin e fushës. (A2 Televizion)