
Të paktën 18 marinarë janë shpallur të humbur pas mbytjes së një anije mallrash në Japoni, shumë pranë prefekturës së Nagasakit.
Sipas të dhënave paraprake nga autoritetet japoneze, anija me flamur e Hong-Kongut kishte lëshuar sinjalin e alarmit për një defekt, po nuk mundi të rezistonte deri në mbërritjen e ndihmës.
Në momentin e mbytjes, anija ndodhej 110 km larg ishullit Danjo, ndërkohë që brenda saj ishin 22 anëtarë të ekuipazhit.
Një operacion i gjerë kërkimi ka nisur nga roja bregdetare në bashkëpunim me ndihmën nga ajri për gjetjen e të mbijetuarve, pavarësisht kushteve klimaterike jo shumë të mira. (A2 Televizion)