Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, të paktën 43 viktima

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 20:12 | Bota
Mbytet anija me emigrantë në Mesdhe, të paktën 43 viktima

Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 43 persona humbën jetën ndërsa 10 të tjerë arritën të shpëtoheshin pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë nga Afrika perëndimore në brigjet e Libisë.

Sipas UNHCR kjo është tragjedia e parë me emigrantë që përgjak detin Mesdhe për vitin 2021.

Varka me emigrantë u largua nga qyteti i Zawya në verilindje të Libisë të martën, por disa orë më vonë ajo u përball me mot të keq dhe për këtë arsye motori i saj pësoi avari, për t’u përmbysur disa minuta më vonë.

Ekipet e shpëtimit arritën të nxjerrin nga uji 10 persona të cilat ishin nga Bregu i Fildishë, Nigeri, Gana dhe Gambia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos