525 viktima të tjera në Itali nga koronavirusi, ulen të shtruarit në terapi intensive

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 18:53 | Bota
525 viktima të tjera në Itali nga koronavirusi, ulen të shtruarit

Ministria e Shëndetësisë në Itali raporton për 13 mijë e 500 raste të reja dhe 525 viktima në buletinin e saj ditor për pandeminë në vend.

Sipas të dhënave të kësaj ministrie, gjatë 24 orëve të fundit u kryen më shumë se 279 mijë tamponë molekularë dhe antigjen.

Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 83.681. Ndërkohë që lajmi i mirë vjen nga spitalet ku vijon të ulet numri i të shtruarve në terapitë intensive dhe repartet e tjera. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos