
Organizata e Kombeve të Bashkuara bën me dije se të paktën 140 emigrantë kanë humbur jetën pasi një varkë që transportonte rreth 200 persona u mbyt në brigjet e Senegalit.
Sipas agjencisë për emigracion, varka që kishte destinacion Europën mori flakë pranë qytetit të Mbour. 60 emigrantë u shpëtuan.
Mendohet se varka do të udhëtonte drejt Kontinentit të Vjetër përmes Ishujve Kanarie një rrugë që ndiqet shpesh prej emigrantëve.
Sipas ONM ky incident është më i rëndi gjatë vitit 2020. (A2 Televizion)