"McGonigal”, Balla për mocionin me debat: Grupi i PS-së mezi po e pret, do të komunikojmë të vërteta të mëdha

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 11:20 | Politikë
"McGonigal”, Balla për mocionin me debat: Grupi i PS-së

Në një dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla, është shprehur se grupi që ai drejton mezi pret zhvillimin e mocionit me debat, më 2 mars për çështjen McGonigal. Sipas Ballës, më 2 mars, publikut do t'i komunikohen të vërteta të mëdha.

Diskutimet në Kuvend do të vijojnë për 24 orë dhe çdo deputet do të ketë në dispozicion 10 minuta për të folur

Ndërsa, i pyetur rreth kërkesës së Partisë Demokratike për të nisur sa më parë shqyrtimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e ministres Olta Xhaçka, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste kujtoi se kërkesa do të shqyrtohet nga  Këshilli i Legjisalcionit teksa theksoi se më 2 mars do të jetë në rend dite vetëm mocion me debat me kryeministrin.

“Seanca e ardhshme. Të enjten, më 2 mars kemi përcaktuar mbajtjen e një mocioni me debat. Besoj që të gjitha Grupet Parlamentare duhet të përgatiten më së miri për këtë debat...të mos gjendemi me kërkesa të tjera proceduriale që ta pengojnë mbajtjen e këtij mocioni. Çdo deputet do të ketë 10 minuta në dispozicion. Kemi të bëjmë me bashkim të disa kërkesave. Grupi i PS-së mezi po e pret këtë mocion me debat për të komunikuar me publikun disa të vërteta të mëdha...Mos harroni që data dy është një seancë e paracaktuar dhe e vetmja çështje e rendit të ditës është mocioni me debat.” (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/01/te-enjten-mocion-me-debat-per-mcgonigal-grupimi-i-berishes-kerkon-heqjen-e-limitit-kohor/
https://a2news.com/2023/02/23/proteste-dhe-parlament-pd-kerkon-hetim-te-rames-per-mcgonigal-ps-refuzon/
https://a2news.com/2023/02/24/ceshtja-mcgonigal-berisha-do-apo-nuk-do-rama-komisioni-hetimor-do-te-krijohet/

A2 CNN Livestream

Latest Videos