Një makinë gare McLaren shumë e rrallë mund të bëhet shumë shpejt makina britanike më e shtrenjtë në histori.
F1 Le Man LM do të dalë në ankand në 15 gusht në Kaliforni dhe vlerësohet 23 milionë dollarë.
Sipas ekspertëve, kjo makinë do të thyejë rekordin e shitjes së Aston Martin DBR1 në vitin 2017. Kjo makinë u shit për 22,55 milionë dollarë.
Një shifër që me shumë mundësi do të kalohet nga McLaren-i që ka një motor floriri. (A2 Televizion)