Shpikësi i “Flyboard”, 22 minuta fluturim për të kaluar Ngushticën e Doverit

Nga A2 CNN
4 Gusht 2019, 18:50 | Teknologji

Shpikësi i mjetit fluturues “Flyboard” kaloi këtë të dielë Ngushticën e Doverit në Kanalin La Manche duke fluturuar. Për 22 minuta, ai fluturoi mbi “Flyboard” nga Franca në Britaninë e Madhe.

Udhëtimin prej 35 km, Zapata e realizoi përmes flyboardit të tij, krijuar me 5 motorë të vegjël, mbushur me karburant që e mbante në shpinë.

Franky Zapata bëri tentativën e parë për të kaluar Ngushticën e Doverit më 25 korrik, por dështoi pasi ra në det për shkak të humbjes së ekuilibrit gjatë uljes në platformën për rimbushje me karburant.

40-vjeçari siguroi në vitin 2018 një grant prej 1.3 milionë eurosh nga ushtria franceze, në ndihmë të zhvillimit të shpikjes së tij.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos