Ish-kampioni i Europës për salla të mbyllura, Izmir Smajlaj, duket se ka gjetur sërish formën e tij maksimale.
Teksa është duke u përgatitur në terrenin e stadiumit “Elbasan Arena” për Olimpiadën që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tokio, Smajlaj ka arritur një formë të shkëlqyer.
Trajneri i tij Gjergji Ruli, i cili është njëkohësisht edhe President i Federatës Shqiptare të Atletikës, ka bërë të ditur se këtë të hënë, atleti, në një test kontrolli (vetëm me 4 hapa) ka arritur gjatësinë 6.20 metra.
Më tej, Ruli thekson se nëse Smajlaj nuk do të ketë probleme traumatike, atëherë në Olimpiadë synohet rezultati 8 metra e 40 centimetra, me të cilin do të futej në zonën e medaljeve në Olimpiadën e Tokios.
Smajlaj fitoi medaljen e artë të Euopianit për salla të mbyllura në Beograd me gjatësinë 8.08 metra. (A2 Televizion)