
Kanë para vetëm për të blerë ushqime. Është ky realiteti që përballen shumica e familjeve në Shqipëri.
Qytetarët ankohen për të ardhurat e pakta, të cilat mjaftojnë vetëm për ushqim e shumë pak mbeten për produkte e shërbime të tjera.
“Dua të blej më shumë, por kaq e kemi hapin, vetëm për domate dhe këto i mbajmë në frigorifer pasi do rritet çmimi”, shprehen qytetarët.
Konsumi i dobët ishte shkaku kryesor i inflacionit të ulët, tregues që sipas INSTAT arriti në nëntor në 1.7%, duke qenë nën objektivin minimal të Bankës së Shqipërisë. (A2 Televizion)