
Ministria e Financave ka firmosur tre marrëveshje të rëndësishme financiare, me fokus sektorin energjetik dhe përmirësimin e kushteve të studentëve në universitete.
Financimi është bërë nga qeveria gjermane dhe ajo franceze. Marrëveshja për studentët parashikon 18 milionë euro investim për kampuset universitare.
“Gati 18 milionë euro që qeveria shqiptare, me ndihmën e qeverisë gjermane, është duke bërë me faza të ndryshme në kampuset universitare”, u shpreh ministri Ahmetaj.
Marrëveshja për sektorin energjetik parashikon reformimin e të gjithë strukturës së energjisë elektrike në Shqipëri. (A2 Televizion)