Arbër Çekaj shfaqet duke buzëqeshur pas tentativës për arratisje

Nga A2 CNN
11 Gusht 2021, 11:08 | Kronikë

Pas tentativës për arratisje nga burgu së bashku me Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen, Arbër Çekaj ka dalë sot para gjykatës pasi akuzohet për largim nga vendi i vuajtjes së dënimit dhe goditje për shkak të detyrës.

Ai është shfaqur duke buzëqeshur në sallën e gjyqit.

Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri tentuan të largohen nga burgu 313 kishin krijuar me çarçafë një litar 20 metra të gjatë. Ata arritën të zbresin nga tarraca deri në zyrat e administratës, ndërsa qëlluan një efektiv me çengelin që përdoren për të zbritur nga zona e ajrimit. Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Pjetri si pjesë e bandës së babagjyshëve. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/08/09/si-zbriti-cekaj-dhe-pjetri-nga-zona-e-ajrimit-dhe-qelluan-gardianin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos