
Jugu mbetet me kthjellime e vranësira të lehta, ndërsa në veri dhe qendër, vranësirat janë më të shpeshta duke sjellë reshje të izoluara në qarqet Shkodër, Pukë.
Nga mesdita dhe në vijim vranësirat bëhen të shpeshta në të gjithë vendin duke sjellë reshje të përkohshme në veri dhe më pak në qendër.
Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje në mëngjes duke shënuar 8-9°C, por rënie të lehtë sjell mesdita kur maksimumi do të ngjitet në rreth 27°C.
Era mbetet e fortë në bregdet ku dallgëzimi vijon i lartë kjo situatë deri pas mesditës, kur era dobësohet ndjeshëm në tokë dhe det të hapur. (A2 Televizion)