“Më duheshin para për babanë e sëmurë”, justifikimi i të riut që grabiti filialin e postës

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 12:07 | Kronikë
“Më duheshin para për babanë e sëmurë”,

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Odris Mollën, 27-vjeçarin e akuzuar për grabitjen e një filiali poste nën kërcënimin e thikës.

Para gjykatës, i riu pretendoi se i nevojiteshin para për babanë e sëmurë, në gjendje të rëndë. “Nuk gjeja mënyrë tjetër për t’i ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, ka pohuar Molla.

Ngjarja për të cilën akuzohet 27-vjeçari ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motomjet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/18/dalin-pamjet-momenti-kur-27-vjecari-grabit-posten-private-te-5-maji-ne-tirane/

A2 CNN Livestream

Latest Videos