
Një 32-vjeçar nga fshati Gorre i Lushnjës është arrestuar nga Policia pasi tentoi të grabiste zyrën e postës në këtë fshat.
Shtetasi S. (A). GJ., me precendent të mëparshëm penal, mbrëmjen e djeshme theu derën e postës dhe tentoi të marrë një sasi parash, por nuk ia arriti.
Menjëherë në vendngjarje shkuan forcat e policisë të cilat për një kohë të shkurtër bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e personit të përfshirë në këtë grabitje që mbeti në tentativë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhje", mbetur në tentativë. (A2 Televizion)