Me foshnjën në krah i heq armën atentatorit

Nga A2 CNN
21 Qershor 2022, 09:48 | Aktualitet

Një video e marrë nga kamerat e sigurisë së një dyqani në Miçigan, SHBA, tregon momentin dramatik kur një burrë me foshnjën e tij në krah i heq armën nga dora një personi.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në një nga zonat me kriminalitet më të lartë në Shtetet e Bashkuara, në Detroit, të dielën në mbrëmje.

Nga kamerat duket një burrë që nxjerr pistoletën teksa futet në dyqan, por personi që i del përpara, me foshnjën në krah, i zgjat dorën dhe përpiqet t’i heqë armën. Në këtë moment, ai tërhiqet, del nga dyqani dhe largohet.

Sipas Policisë, pistoleta mund të jetë bllokuar dhe kjo e ka shtyrë të mos provojë sërish të futet në dyqan. Autoritet mendojnë gjithashtu se personi i armatosur nuk ishte grabitës, por kishte si objektiv babain me fëmijë, për shkak të një debati që kishin pasur disa momente më parë.

Të hënën, Policia konfirmoi se kishte arrestuar një person për incidentin, por nuk dha detaje të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos