
Nxënësit e klasave të nënta kryen provimin e parë të lirimit, atë të lëndës së Gjuhës Shqipe. Ashtu si me provimet e maturës, edhe teza e provimit të lirimit është publikuar online, pak minuta pasi nxënësit kishin hyrë në klasa.
Konfirmimin se pyetjet e publikuara ishin të njëjtat me ato që kryen, i dhanë vetë nxënësit. Jashtë dyerve të shkollës, nxënësit u pritën nga prindërit, të cilët e përjetuan po aq sa fëmijët e tyre këtë provim.
Drejtuesit e shkollave thonë se është punuar paralelisht me gjendjen emocionale të nxënësve, si dhe dhënien e njohurive të nevojshme.
Provimet e radhës do të jenë ai i matematikës më 23 qershor dhe gjuha e huaj më 29 qershor. (A2 Televizion)