
Shqipëria dhe Kosova vijojnë të firmosin marrëveshje në fushën e arsimit, por ato nuk zbatohen. Në tetë mbledhje, përfaqësues të dy qeverive shqipfolëse kanë nënshkruan 19 akte për bashkëpunim, por më pak se gjysma e tyre janë materializuar.
Ka edhe nga ato raste, që marrëveshja është zbatuar duke anashkaluar qëllimin se pse është nënshkruar.
E teksa shtatori pritet të shërbejë si test për marrëveshjet e firmosura rishtas, ekspertë të arsimit janë skeptik mbi zbatimin.
Marrëveshja e fundit e firmosur në fushën e arsimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e arsimit është ajo për mundësi konkurrimi dhe vijim të studimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta. (A2 Televizion)