Me lopën në makinë, për të blerë hamburger

Nga A2 CNN
29 Gusht 2021, 18:41 | Kapur në kamera

Shumë njerëz zgjedhin të marrin kafshët e tyre shtëpiake në makinë, si shoqërues apo pasi nuk kanë se me kë t’i lenë në shtëpi, por kjo video të le pa fjalë.

Një shofer në Winsconsi filmoi rastësisht një person që në makinën e tij kishte marrë lopën në sediljen e pasme dhe po qëndronte në parkingun e një restoranti të McDonalds për të pritur porosinë.

Videoja gazmore u shpërnda me shpejtësi në internet dhe u bë virale për një kohë shumë të shkurtër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos