Makina fluturon në ajër, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët dhe klientët e një lokali

Nga A2 CNN
21 Gusht 2021, 21:35 | Kapur në kamera

Kamerat e sigurisë të një fast-food-i kanë regjistruar momentin e frikshëm kur një makinë “fluturoi” në ajër pasi u përplas me një mjet tjetër, përpara se të përfundonte në parkimin e restorantit.

Përplasja qe e dhunshme dhe rrezikoi jetën e një familje që po drekonte, por fatmirësisht, as ata dhe as personat që udhëtonin në makinë nuk mbetën të lënduar në këtë aksident. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos