
Parlamentit ukrainas miratoi mëngjesin e së hënës emërimin e ministrit të ri të Financave dhe atë të Shëndetësisë edhe pse vendi po përballet me situatën e vështirë të krijuar nga koronavirusi.
Serhiy Marchenko, i cili ka pasur postin e zv/ministrit të Financave në 2016-2018 dhe më pas drejtoi zyrën e presidentit Poroshenko, u emërua ministër i Financave, Ai zëvendësoi në këtë detyrë të rëndësishme, Ihor Umanskyn.
Ndërsa ish guvernatori i Odesës, Maksym Stepanov do të jetë ministri i ri i Shëndetësisë, i cili tashmë do të përballet dhe me situatën e shkaktuar nga koronavirusi që iu ka marrë jetën 11 personave dhe ka infektuar mbi 500 të tjerë. (A2 Televizion)