Një fundjavë e zjarrtë, me plazh e festa, edhe pse Florida regjistroi gjatë javës numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi.
Dhjetëra varka mbushën plazhin “John’s Pass”, ku njerëzit festonin duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në shumicën e plazheve njerëzit respektuan rregullat e distancimit social, të ndikuar ndoshta edhe nga patrullimet e policisë.
Deri të dielën, në shtetin e Floridas janë konfirmuar mbi 40500 raste me koronavirus, ndërsa numri i viktimave është mbi 1700. Por që prej hapjes së pjesshme të shtetit më 4 maj, janë regjistruar 336 viktima, me një mesatare prej 56 në ditë.
Në pjesë të tjera të Floridas, plazhet u mbyllën nga autoritetet pasi njerëzit nuk po i respektonin rregullat e distancimit social dhe po kontribuonin në përhapjen e virusit, raporton “USA Today”. (A2 Televizion)