Në disavantazh të dy golave, Barça përmbys gjithçka duke nisur nga minuta e 88

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2021, 08:24 | Futboll
Në disavantazh të dy golave, Barça përmbys gjithçka

Kualifikim i çmendur i Barcelonës në Kupën e Mbretit. Rezultati final i ndeshjes me Granada është 5-3 në favor të katalanasve, por rrjedha e takimit çerekfinal është me të vërtetë dramatike.

Katalanasit ishin në disavantazh të dy golave deri në minutën e 88, duke krijuar përshtypjen e një tjetër humbjeje të bujshme, por, në sekondat e fundit, Antoine Griezmann dhe Jordi Alba gjetën forca për të barazuar rezultatin e për ta dërguar ndeshjen në shtesë.

Sërish Griezmann i jep avantazhin skuadrës së Koeman që, megjithatë, barazohet brenda një kohe të shkurtër nga një 11-metërsh i saktë i Granada.

Por, Barça ka motivimin dhe moralin në maksimum e për rrjedhojë De Jong e Jordi Alba kthehen edhe një herë në heronj, duke shmangur turpërimin e duke siguruar një vend në gjysmëfinale.  (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=lW8FrY2Z0Uo

A2 CNN Livestream

Latest Videos