Më pak vdekje nga Covid-19 në Itali, vijojnë diskutimet për fazën e dytë të rihapjes

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 18:07 | Bota
Më pak vdekje nga Covid-19 në Itali, vijojnë diskutimet për

Edhe të shtunën, Italia raportoi më pak vdekje nga Covid-19. Jetët e humbura në 24 orë ishin 482, ndërsa shifrat e rasteve te reja mbeten të qëndrueshme. Mbi 3400 persona të tjerë u prekën nga koronavirusi, për një total prej rreth 175 mijë rastesh.

Me mbi 23 mijë e 200 viktima, Italia vazhdon të mbetet vendi i dytë në botë, i prekur më rëndë nga pandemia.

Vijon trendi pozitiv i rënies së shtrimeve në terapitë intensive. 2733 pacientë kërkojnë aktualisht kujdes të shtuar, 79 më pak se një ditë më herët.

Qeveria Conte dhe autoritetet rajonale vazhdojnë konsultimet për fazën e dytë të rihapjes së ekonomisë, ndërsa po shqyrtohet mundësia që në disa zona aktivitetet të rinisin nga 27 prilli.

Nga komisari për emergjencën, Domenico Arcuri mbërrin alarmi së rimëkëmbja nuk do të zgjasë nëse nuk do mbështetet në themele të sigurta.

Ndër të tjera ai përmend një fakt shokues; mes 11 qershorit të vitit 1940 dhe majit të 1945, 2 mijë civilë humbën jetën në Milano nën bombardimet e Luftës së Dytë Botërore, ndërsa në 2 muaj, mbi 11 mijë e 800 civilë vdiqën në Lombardi nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos