Kur pardje qindra persona, disa prej tyre të armatosur, manifestuan para Parlamentit të Miçiganit kundër masave shtrënguese të guvernatores demokrate Gretchen Whitmer, u mendua për një akt të bujshëm dhe të paprecedent, por të izoluar.
Disa prej protestuesve mbanin në dorë pankarta që sulmonin guvernatoren dhe mbështesnin Trump.
Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Në foto, protestë në Virxhinia Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Në foto, protestë në Kentaki Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Në foto, protestë në Minesota Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara Nga protesta në Miçigan Nga protesta në Miçigan Nga protesta në Miçigan Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara.
Ndërkohë, protesta është përhapur pothuajse në çdo shtet të SHBA-së, veçanërisht aty ku guvernatorët janë demokratë, dhe analistët politikanë filluan të dyshonin se operacioni “Grindlock”, siç u quajt rebelimi në Miçigan, ishte pjesë e një plani më të gjerë politik.
Virxhinia, Miçigani, Nju Xhersi dhe Kentaki dhe Minesota janë shtetet ku tashmë protestuesit duken më të shumtë dhe të organizuar në numër, dhe të gjithë këto shtete kanë diçka të përbashkët, guvernatorët e tyre demokratë.
Por dje presidenti Donald Trump zyrtarizoi mbështetjen e tij ndaj operacionit Grindlock, duke përdorur si gjithmonë ”cicërimat” e tij në Twitter, ku postoi një “Liberate Minnesota”, lironi Minesotën pra, i ndjekur nga mesazhe të ngjashme për shtetet e tjera.
Një mbështetje, kjo, që më shumë se me pandeminë e koronavirusit duket sikur ka të bëj me zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në nëntor, ku sërish Trump dëshiron të luajë kartën e lirisë kundër burokracisë.
“Trump po rrezikon miliona njerëz, që mund të infektohen, si dhe po mbështet thirrjet për liri që mund të degjenerojnë në dhunë”, komentoi guvernatorja e shtetit të Uashingtonit, demokratja Jay Inslee.
Ndërkohë, disa shtete republikane si Teksasi dhe Florida kanë deklaruar se do të rihapin një pjesë të aktiviteteve nga java që vjen.
Vijojnë protestat kundër karantinës në Shtetet e Bashkuara. Në foto, protestë në Virxhinia, në Kentaki. Miçigan, Minesota. (A2 Televizion)