Shtetet e Bashkuara shënojnë bilancin e errët, 3453 viktima në një ditë

Nga A2 CNN
18 Prill 2020, 11:54 | Bota
Shtetet e Bashkuara shënojnë bilancin e errët, 3453 viktima

Bilanc tragjik në SHBA, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 3453 viktima, ndërkohë që të infektuarit e rinj po në të njëjtën periudhë kanë kaluar 21 mijë personat.

Me të dhënat e djeshme, janë 36721 viktimat në vend, ndërkohë që të infektuarit kalojnë 692.162 personat.

Ndërkohë, presidenti Trump deklaroi se viktimat e mundshme në Shtetet e Bashkuara, pas përfundimit të pandemisë, nuk do të kalojnë 60-65 mijë, ndërkohë që parashikohej një bilanc me të paktën 240 mijë.

https://a2news.com/2020/04/18/perhapet-protesta-kunder-guvernatoreve-qe-mbajne-karantinen-trump-i-mbeshtet-lironi-ameriken/

Presidenti Donald Trump sulmoi sërish Kinën, duke thënë se Pekini mund ta kishte parandaluar kohë më parë epideminë e shndërruar në pandemi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos