All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Me pantallona leopard dhe shapka me gisht, Nicola Cage i dehur dëbohet nga kazinoja

Nga A2 CNN
24 Shtator 2021, 12:34 | Showbiz
All - Paragraf - 1

Aktori i njohur i Hollywood është përfshirë në një incident të pakëndshëm javën e kaluar ku është nxjerrë me forcë nga siguria e një kazinoje në Las Vegas.

Sipas të dhënave nga dëshmitarët në vendngjarje, aktori 57-vjeçar ishte në gjendje të dehur dhe nisi të bërtiste përpara se të detyronte stafin e “Lawry's Prime Rib”.

All - Paragraf - 3

Mendohet që stafi nuk e ka njohur Nicolas Cage i cili ishte veshur me një palë pantallona leopard dhe shapka me gisht, të cilat i kishte hequr dhe qëndronte zbathur në një kolltuk.

Të njëjta burime tregojnë se Cage kishte pirë shumë uiski dhe shots-a me tekila, duke humbur kontrollin. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos