Me pistoletë në makinë, arrestohet aktori i “Gomorrah”

Nga A2 CNN
7 Janar 2022, 22:42 | Showbiz
Me pistoletë në makinë, arrestohet aktori i

Vincenzo Sacchettino, i njohur për interpretimin e personazhit të "Danielino" në filmin e njohur italian “Gomorrah”, u arrestua mbrëmjen e së premtes nga policia në lagjen “Scampia” në Napoli.

Të riut, me precedent të mëparshëm penalë, iu gjet në makinë një armë zjarri paleje dhe për këtë arsye ai tentoi të arratisej, por u ndalua nga efektivët.

Tashmë aktori ndodhet prapa hekurave dhe do të përballet me akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe rezistencës ndaj një funksionari publik. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos