Me pranga në duar, brenda makinës së policisë, dalin pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit të masakrës në Serbi

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 11:35 | Ballkani

Mediat serbe kanë publikuar pamjet e arrestimit të 21-vjeçarit, që vrau 8 persona dhe plagosi 14 të tjerë mëngjesin e sotëm, pasi u rrethua nga mbi 1000 forca policie, të cilët u vunë në aksion për kapjen e tij. Mbrëmjen e djeshme Uros B., kreu vrasje masive në tre fshatra pranë Mlladenovicit pasi hapi zjarr me kallashnikov.

Banorët e një nga fshatrave ku ndodhi ngjarja, shprehen se në fshatin Dubonë ka pasur kaos të plotë. Ata tregojnë se shtatë persona ishin ulur pranë shkollës dhe 21-vjeçari i cilësuar si terrorist nga institucionet, doli nga makina dhe ka hapur zjarr. Personat e vrarë dhe të plagosur prej tij, kanë qenë të gjithë fëmijë, të cilët nuk kishin shkaktuar ndonjë problem të mëparshëm.

Një nga banorët e fshatit tregon që plumbat fluturonin gjithandej dhe ata nuk kishin mundësi të shpëtonin veten e tyre, përveç dikujt i cili është shtrirë poshtë një stoli. Ngjarja e kobshme, kishte bërë që të gjithë banorët të dilnin me vrap nga shtëpitë e tyre, për të parë kudo gjak. Ata kanë telefonuar policinë dhe ambulancën, sakaq janë përpjekur të shpëtonin fëmijët e plagosur.

Një nga të vrarët, ka qenë dhe një polic i ri, i cili tentoi ta ndalonte, por 21-vjeçari e la të vdekur, nga plumbat e kallashnikovit. Sipas informacioneve të mediave vendase, thuhet se 21-vjeçari kishte rrëmbyer një taksist, duke e kërcënuar me një granatë dore, për të shkuar në vendstrehimin e tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/05/arrestohet-autori-i-masakres-me-8-te-vdekur-ne-serbi-i-gjejne-arsenal-armesh-ne-shtepi/
https://a2news.com/2023/05/05/policia-po-e-kerkon-autori-i-masakres-ne-serbi-poston-ne-instagram-do-ju-gelltis/
https://a2news.com/2023/05/05/tjeter-masaker-me-arme-ne-serbi-8-te-vrare-ne-sulmin-e-dyte-ne-dy-dite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos