Me pushime në Durrës, humb turistja zvicerane

Nga A2 CNN
24 Korrik 2022, 12:51 | Aktualitet

Një turiste zvicerane, rreth 65-vjeç ka humbur në Durrës. Ajo po qëndronte së bashku me bashkëshortin në një hotel në Vollga, në Durrës dhe ka humbur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:15. Mësohet se 65-vjeçarja vuan dhe nga humbja e kujtesës.

Ndërkohë, pronari i hotelit ku po qëndronte shtetasja zvicerane ka bërë denoncimin në polici për gjetjen e saj.

Kërkohet edhe ndihma e qytetarëve që të telefonojnë nëse kanë ndonjë informacion të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos