Veprimi i fundit si President, Meta vlerëson Dritëro Agollin me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”

Nga A2 CNN
23 Korrik 2022, 20:17 | Aktualitet
Veprimi i fundit si President, Meta vlerëson Dritëro Agollin me

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, shkrimtarin Dritëro Agolli.

“Me vlerësimin më të lartë për personalitetin e shquar të letërsisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë kombëtare, i cili me veprën e tij të pashembullt poliedrike e shumëdimensionale: letrare, artistike, estetike, filozofike, enciklopedike, akademike, politike dhe shoqërore, mishëroi virtytet më të vyera të shqiptarizmës si dhe ngjizi në shpirtin e kombit shqiptar atdhedashurinë dhe patriotizmin, dashurinë për tokën, njeriun dhe gjuhën e bukur shqipe, duke u kthyer në një shërbestar humanist dhe apostull besnik i ëndrrës shekullore të rilindasve tanë”, thuhet në motivacionin e vlerësimit.

Ky është edhe aktiviteti i fundit zyrtar i ilir Metës si Presidentit i Republikës. Vizitën e fundit zyrtare jashtë vendit, Meta e kreu në Kosovë, ku u prit nga përfaqësuesit më të lartë atje.

Të dielën Meta “i lë stafetën” Bajram Begajt, i cili bën betimin në Kuvend dhe merr zyrtarisht postin e Presidentit të Republikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos