Me qindra aksidente dhe disa viktima, vijon stuhia “Gail” në SHBA

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2020, 08:38 | Bota

Stuhia “Gail” solli reshje të dendura dëbore në disa shtete në verilindje të Amerikës duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët, por edhe viktima.

Të paktën 6 persona janë raportuar të vdekur si pasojë e aksidenteve masive rrugore në Pensilvani, si dhe në Karolinën e Veriut.

Dëbora, që ka shkuar deri në 60 centimetra, ka lënë më shumë se 70 mijë shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në Virxhinia dhe në Nju-Xhersi. Më shumë se 1300 fluturime avionësh janë anuluar.

Në një postim në rrjetet sociale, kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Bill de Blasio u kërkoi qytetarëve ta merrnin seriozisht situatën.

Stuhia ka ndikuar edhe te pandemia, duke detyruar shumë qytete të mëdha që të ndalonin përkohësisht testimet për Covid-19, ndërsa transportuesit e vaksinës kanë thënë se stuhia nuk do të ndalë punën e tyre dhe shpërndarja do të vijojë edhe pse disa spitale po parashikojnë vonesa të dërgesave. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos