Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset një person

Nga A2 CNN
11 Maj 2022, 21:43 | Kronikë
Përplasen dy automjete në Lezhë, plagoset një person

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Tiranë në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zejmenit”.

Policia bën të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre.

Për pasojë është lënduar vetëm shtetasi M.G. i cili ndodhet për mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos