Me shpulla dhe grushte, shpërthen sherri mes 2 delegacioneve Ukrainë-Rusi (VIDEO)

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 11:51 | Bota
Me shpulla dhe grushte, shpërthen sherri mes 2 delegacioneve

Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës është transferuar edhe mes 2 delegacioneve në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC).

Gjithçka nisi kur deputeti ukrainas, Oleksandr Marikovski, shpalosi flamurin kombëtar të Ukrainës pas një anëtareje të delegacionit rus, Olga Timofeeva në një konferencë për mediat. Mirëpo, përgjigjja nuk vonoi. Një anëtar i ekipit rus, i quajtur Valery Stavitsky, e hoqi me shpejtësi flamurin e vendosur nga Marikovski.

Kaq mjaftoi dhe mes tyre ka shpërthyer sherri me shpulla dhe grushte. Më pas disa persona të tjerë u futën për të shuar sherrin, e ndërsa Marikovski mori disa lëndime në fytyrë dhe për pasojë është dërguar në spital.

Ky është incidenti i dytë i ndodhur mes delegacioneve në Asamblenë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi (PABSEC). (A2 Televizion)

https://youtu.be/9idObSkuLjI
https://a2news.com/2023/05/05/ruset-dhe-ukrainasit-perleshen-dhe-jashte-kufijve-sherr-gjate-samitit-ne-turqi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos