
Ava Max, këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Saranda, ka publikuar këngën e saj të radhës, e cila duket se është pritur mjaft mirë nga fansat e saj.
Brenda 12 orëve, kënga e re “Alone”, ka marrë më shumë se 1 milionë klikime në “Youtube”, të dhëna që tregojnë se kënga do të shndërrohet menjëherë në një hit të ri. “Alone” është një bashkëpunim me DJ e famshëm norvegjez, Alan Walker.
Ava po mbyll një vit mjaft të suksesshëm në industrinë e muzikës, të mbushur me shumë projekte dhe vlerësime, duke hedhur hapat për t’u shndërruar në një nga këngëtaret më të famshme në mbarë botën. (A2 Televizion)