Indinjohen artdashësit, çmime të “çmendura” për të parë Sanremo-n

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2019, 21:43 | Showbiz
Indinjohen artdashësit, çmime të “çmendura”

Edhe pse do rreth një muaj që të mbahet, në Itali kanë nisur “ethet” për festivalin kryesor të muzikës italiane, atë të Sanremo-s. Nuk bëhet fjalë për ata që duan ta shikojnë nga televizioni, por për artdashësit që duan të jenë të pranishëm në teatrin Ariston.

Për shumë njerëz të qenit në sallën e teatrit mitik është kthyer pothuajse në një detyrim. Dhe kësaj radhe duhet të paguajnë shumë. Ditët e fundit janë publikuar dhe çmimet e biletave për të ndjekur “live” netët e Sanremos, gjë që ka sjellë indinjatë në rrjetet sociale për shkak të shifrave të “çmendura.”

Biletat do të dalin në shitje nga 8-14 janari, si për të ndjekur një natë ashtu edhe për të gjithë netët e festivalit. Për këtë abonim shifrat janë vendosur në marrëveshje me Komunën e Sanremo-s.

Kështu për të marrë pjesë në të gjitha netët e festivalit në një vend normal në Ariston duhet të paguash 672 euro, ndërsa në plate, çmimi dyfishohet dhe arrin shifrat e 1290 eurove. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos