
Pavarësisht nëse keni një marrëdhënie të mirë me gatimin apo jo, shanset janë që ta përdorni furrën tuaj, edhe pse rrallë. Edhe më shumë ka të ngjarë, t’i keni të gjitha tiganët në sirtarin nën furrë dhe jeni të kënaqur sepse nuk keni nevojë të kërkoni një hapësirë tjetër magazinimi.
Çështja është se ky sirtar i veçantë u krijua për një arsye tjetër. Nuk është bërë për të ruajtur enët e gatimit, por për të mbajtur ushqimin të ngrohtë.
Kështu që herën tjetër që do të gatuani, por nuk jeni të uritur, e dini çfarë të bëni: Nxirrni enët nga sirtari poshtë furrës dhe vendosni ushqimin tuaj – do të qëndrojë i ngrohtë për disa orë, sikur sapo të ishte nxjerrë nga furra. (A2 Televizion)