“Më thonë që dukem si kuçedër, por nuk jam penduar”

Nga A2 CNN
14 Tetor 2022, 13:19 | Lifestyle

Një vajzë italiane, e cila ka nisur që në moshën 12-vjeçare që të modifikojë trupin e saj me implante, tatuazhe dhe “filler”-a, shprehet se nuk pendohet aspak për ndryshimin drastik që ka bërë, pavarësisht se njerëzit i thonë se duket si kuçedër.

Chiara Dell'Abate, e cila jeton në Romë, tregon se bullizohej pa arsye kur ishte e vogël dhe vetëm kur nisi të ndryshonte pamjen e saj të jashtme, shpëtoi nga tallja e shoqërisë.

“Pashë njerëz të modifikuar në televizion kur isha 8 vjeç dhe u bëra shumë kurioze. Në moshën 12-vjeçare bëra “piercing”-un e parë dhe aty nisi gjithçka. Mësova se si të respektoj zgjedhjet e kujtdo dhe të isha më e mirë me njerëzit. Modifikimi trupor më ka dhënë shumë vetëbesim”.

Chiara ka vendosur implante në buzë, në ballë dhe në duar, si dhe ka dhjetëra tatuazhe në të gjithë trupin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos