
Me anë të një video ku tregon momente nga stërvitja “Defender 21, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi u bën thirrje maturantëve të vijojnë studimet në Akademinë e Forcave të Armatosura.
“Për të gjithë maturantët, Akademia e Forcave të Armatosura është një mundësi fantastike për studimet tuaja të larta. Përzgjidhni një nga 3 degët e bachelorit të ofruar nga kjo akademi: - Shkenca Ushtarake - Navigim dhe komandim detar në fushën e mbrojtjes - Teknologji informacioni në fushën e mbrojtjes Afatet e aplikimit për raundin e parë janë: 29 korrik me 3 gusht – aplikimi bëhet online përmes portalit www.ualbania.al”, shkruan Peleshi bashkëngjitur videos. (A2 Televizion)