Medalje e artë në Stamboll, Izmir Smajlaj shpallet kampion Ballkani

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2021, 13:07 | Sporte të tjera
Medalje e artë në Stamboll, Izmir Smajlaj shpallet kampion Ballkani

Izmir Smajlaj mbron me sukses titullin e kampionit të Ballkanit. Në evenimentin e zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kampioni shqiptar i kërcimit së gjati u konfirmua si numri një në Gadishull, duke fituar medaljen e artë.

Smajlaj ishte sportisti më i mirë, me rezultatin 7 metër e 91 centimetër, në Kampionatin Ballkanik të Sallave të Mbyllura. Për koeçidencë, kërcimi i 27-vjeçarit është i njëjtë me atë që i dha medaljen e artë edhe në Ballkanikun e vitit të kaluar, po në Turqi.

Kjo është medalja e dytë e artë për Izmir Smajlaj-n për vitin 2021, pas asaj të fituar në Mitingun Ndërkombëtar në Austri, event i zhvilluar në muajin janar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos